Piknik me Rastin e Festave të Fundvitit
Schedule
Sat, 20 Dec, 2025 at 12:00 pm
UTC-05:00Location
Eagle Lake Park | Largo, FL
Advertisement
Ftesë nga Vatra Tampa Bay Të dashur prindër të nxënësve të Shkollës Shqipe “Vatra”,
Të dashur anëtarë dhe miq të komunitetit shqiptar në Tampa Bay,
Me rastin e festave të fundvitit, Vatra Tampa Bay ju fton të gjithëve të na bashkoheni për një piknik familjar të gëzuar!
📅E shtunë, 20 dhjetor 2025
⏰Ora 12:00 – 17:00
📍Eagle Lake Park – Shelter 4
(1800 Keene Rd, Largo, FL 33771)
Për fëmijët tanë:
🎁Vatra do të shpërndajë lodra
🍕Do të ketë pica dhe pije falas
Ju lutemi të sillni me vete një ushqim tradicional shqiptar të përgatitur në shtëpi, që ta ndajmë së bashku siç e kemi zakon! Ejani të kalojmë disa orë të bukura bashkë, të këndojmë, të kërcenim dhe të festojmë si familje e madhe shqiptare!
Vatra Tampa Bay vazhdon me përkushtim misionin për të ruajtur dhe promovuar historinë, gjuhën, vlerat dhe kulturën tonë të dashur shqiptare.
Çdo ndihmë dhe pjesëmarrje juaj është e çmuar dhe na jep forcë të ecim përpara. Ju presim me zemër të hapur!
Me respekt dhe falënderime nga zemra,
Vatra Tampa Bay 🌲🇦🇱
Advertisement
Where is it happening?
Eagle Lake Park, 1800 S Keene Rd,Largo, Florida, United StatesEvent Location & Nearby Stays:
Know what’s Happening Next — before everyone else does.











