Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore 13
Schedule
Fri, 09 May, 2025 at 08:00 am to Sun, 11 May, 2025 at 08:00 pm
UTC+02:00Location
Tirana International Hotel & Conference Center | Tirane, TR
Advertisement
Në datat 09-11 Maj 2025, do të organizohet Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore 13 pranë Hotel Tirana International.Ky event organizohet nga Shoqata Brainstorm, në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë dhe fakultetet përkatëse, Fakultetin e Mjekësisë, Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universitetin “Aldent”, “Albanian University”, Albanian Medical Events, Akademinë e Farmacisë “Eureka”, Akademinë Ivodent, KSUMT, Shoqatën Kombёtare Shqiptare të Profesionistёve Dentarё, Shoqatën Shqiptare të Mjekësisë Interne, Shoqatën Shqiptare të Nefrologjisë, Lidhjen e Psikiatrisë Shqiptare, Shoqatën Shqiptare ORL, Shoqatën Shqiptare të Kujdesit Intensiv, Shoqatën Shqiptare e Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë Klinike, Klinikën Stomatologjike Universitare, Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, Urdhrin e Mjekëve të Shqipërisë, Urdhrin e Infermierëve të Shqipërisë, Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë, Urdhrin e Stomatologëve të Shqipërisë, Odën e Farmacistëve të Kosovës, Odën e Mjekëve të Kosovës, Odën e Stomatologëve të Kosovës, Universitetin e Barit, Universitetin ‘Gabriele d’Annunzio’ Chieti, Universitetin Unicamillus, mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Nё kёtё event të rëndësishëm shkencor do të ketë më tepër se 100 personalitete akademike tё huaj dhe më tepër se 300 vendas. Do tё jemi tё nderuar nga pjesëmarrja e profesorёve dhe e akademikёve tё shquar tё Universiteteve ndёrkombёtare tё standarteve tё larta si Universiteti i Barit, Universiteti i Sienёs, Universiteti “La Sapienza” Romё, Universiteti ‘Gabriele d’Annunzio’, Chieti, Universiteti i Napolit, Universiteti i Maqedonisë, Universiteti i Prishtinёs, Universitete Gjermane etj. Gjithashtu, figura tё spikatura tё mjekёsisё shqiptare, profesorё dhe akademikё tё nderuar tё stafit tё Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe tё Universiteteve tё tjera nё vend do tё paraqesin pёrvojёn dhe arritjet e tyre nё kёtё aktivitet. Nё kёtё 13 vjetor do tё kemi njё edicion ku do tё kemi pёrfaqёsues nga i gjithё rajoni shqipfolёs tё cilёt do tё jenё pjesё e njё bordi tё madh organizativ. Një numër i konsiderueshëm lektorësh do të vijnë dhe nga vende të ndryshme si Amerika, Italia, Gjermania, Turqia, Rumania, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Konferenca do të zhvillohet në 3 ditë. Ajo do tё organizohet nё 20 salla paralele, 2 salla panair dhe 1 sallё Workshop. Kjo konferencë do të përfshijë prezantime temash shkencore nga fusha të ndryshme si: mjekësi e përgjithshme, farmaci, shëndet publik, mjekësi dentare, higjenë dentare, teknikë dentare, infermieri e pergjithshme, mami, fizioterapi, logopedi, teknikë laboratori, teknikë imazherie, etj.
► Konferenca do të ketë 3 faza si më poshtë:
1. Fazën e aplikimit të studentëve me tema shkencore në mënyrë aktive,
2. Fazën e aplikimit të profesionistëve në mënyrë aktive,
3. Fazen e aplikimit të profesionistëve dhe studentëve në mënyrë pasive.
Për sa i përket fazës së parë, studentët mund të aplikojnë në profilet si më poshtë:
► TEMAT E MJEKËSISË SË PËRGJITHSHME & SHKENCAT MJEKËSORE TEKNIKE
►TEMAT E FARMACISË
► TEMAT E MJEKËSISË DENTARE
► APLIKIMI PËR TEMAT E STUDENTËVE
Çdo student/e pjesë e fushave mjekësore mund të aplikojë për përfshirje me temë, sipas profileve përkatëse. Vendet janë të limituara dhe për çdo temë do të përzgjidhen 3-4 studentë ndaj ju ftojmë të Aplikoni Online në linkun e mëposhtëm deri në datën 21 Shkurt 2025:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSf-q1sxQJAG7FRMXrOY96P2aQFBVSjo3EsFhz1AfEEF-39l_w/viewform?usp=sf_link
► APLIKIMI PËR PROFESIONISTË NË MËNYRË AKTIVE
Çdo profesionist/e i shkencave mjekësore që dëshiron të prezantojë punimin e tij në këtë aktivitet është i lutur të dërgojë abstraktin e punimit të tij dhe CV e tij në adresën tonë të email brenda datës 23 Mars 2025.
► Për informacione të mëtejshme kontaktoni në:
Celular: +355692932910 / +355694040521 (WhatsApp, Viber)
E-mail: [email protected] / [email protected]
Webside: www.kkshm.weebly.com
Ju mirëpresim!
Advertisement
Where is it happening?
Tirana International Hotel & Conference Center, Tirana, Albania, TiraneEvent Location & Nearby Stays: